Cambiaso transferohet te Juventusi i Allegrit!
Juventusi ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Andrea Cambiaso. Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2027.
Bardhezinjtë kanë rënë dakord ta blejnë Cambiason për shumën e 8.5 milionë eurove, që do ta paguajnë për dy vite.
Në kontratë ka edhe bonuse, që mund të shkojnë deri në 3 milionë euro në varësi të paraqitjeve të lojtarit dhe objektivave që do të arrijë Juventusi.