Një lajm i trishtë ka mbërritur nga skuadra e Schalke-s..
Gjatë grumbullimit të ekipit gjerman në Austri një person i moshës 50 vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në qendrën stërvitore të “Mittersill”-it, ku ekipi i Shalkes mbante seancat stërvitore në shtetin austriak.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i madh gjerman me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”:
“Jemi të dëshpëruar të raportojmë se një tifoz i Shalkes ka ndërruar jetë për një arsye të panjohur në kampin tonë stërvitor në ‘Mittersill’. Ngushëllimet e klubit të Shalkes janë për familjen dhe miqtë e tij.”, ishte komunikata e skuadrës nga Gelsenkirsheni.