Ja miqësoret që do të luajnë rrogozhinasit në Maqedoninë e Veriut!
Egnatia do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri në Maqedoni, me klubin që ka udhëtuar drejt Ohrit disa ditë më parë.
Ditën e sotme ka qenë vetë klubi që ka publikuar në “Facebook” listën e ndeshjeve miqësore që skuadra do të zhvillojë gjatë këtij grumbullimi.
Në total do të zhvillohen katër ndeshje miqësore ku e para do të jetë me Strugën në datën 18 korrik dhe e fundit kundër Vardarit në 5 gusht.