Gjilani do të kërkojë kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Konferencës në ndeshjen e dytë e cila do të luhet në orën 16:00 në transfert përball letonezëve të Liepaja.
Skuadra e Zekirija Ramadanit do të mundohet të menaxhojë avantazhin e ndeshjes së parë ku triumfuan me rezultatin 1-0 në Kosovë.
Vendasit nga ana tjetër do të kërkojnë përmbysjen e madhe të udhëhequr nga sulmi i përbërë nga dyshja Dodo-Soladio.
Gjilani synon kualifikimin më tej.