“Një yll në Los Angeles”, ka shkruar Chelsea, ku fjalëve ua ka bashkuar edhe fotografinë e Raheem Sterling.
Kësisoji klubi ka prezantuar futbollistin e ri.
Sterling bëhet nënshkrimi i parë i Chelseas nga ardhja e Todd Boehly si pronar i ri në "Stamford Bridge".
Anglezi ka bërë 337 paraqitje për Cityn, duke shënuar 131 gola dhe duke fituar njëmbëdhjetë tituj.
"Ka qenë nder ta vesh fanellën e Manchester Cityt", ka thënë Sterling dje në njv adresim përshëndetës me klubin e Manchester Cityt..