Hasani: Do të futemi në ndeshje që të nxjerrim rezultat sa më pozitiv

Futboll

Hasani: Do të futemi në ndeshje që të nxjerrim rezultat sa më pozitiv

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:40
Hasani

Ditën e enjte (sot) me fillim në orën 17:00, Shkëndija e Tetovës në Jerevan të Armenisë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj FC Ararat. Me epërsinë e krijuar nga ndeshja e parë me dy gola diferencë, kuqezinjtë në Jerevan do të kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë eliminator të UEFA Ligës së Konferencës.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Oleksii Derevinskyi, do t’i ndihmojnë Semen Shlonchak dhe Andrii Skrypka, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Yevhenii Aranovskiy, që të gjithë nga Ukraina.

Ferhan Hasani, tha: “Pas lojës së mirë dhe rezultatit pozitiv nga ndeshja e parë, tani na presin edhe 90 minuta tjera. Do të futemi në ndeshje që të nxjerrim rezultat sa më pozitiv.

E kemi analizuar ndeshjen e parë dhe besoj se me përkushtim maksimal në fushën e gjelbër do të arrijmë që të kualifikohemi në raundin tjetër”.

Të rejat në skuadër:

Bashkim Veliu ka filluar të stërvitet bashkë me skuadrën, por akoma nuk është i gatshëm për lojë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Shaqiri. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

FC Ararat, i njohur si Ararat Yerevan është klub që luan në kampionatin e Armenisë. Është skuadër e themeluar që në vitin 1935, e që këtë vit përfundoi në vendin e katërt në Premier Ligën Armene, Është ky sezoni I 13-të në historikun e kësaj skuadre që merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat