Zlatan Ibrahimoviç mori pjesë në një event pranë liqenit Lago di Garda.
Sipas La Gazzetta dello Sport, futbollisti suedez ka shkuar në lokal për të pirë kafe. Një grup tifozësh futbolli e njohën Zlatanin dhe i kërkuan selfie dhe autografe. Mes tifozëve ishte edhe një tifoz i Interit.
Një tifoz i Interit? Më vjen keq për ty”, i tha Ibrahimoviç tifozit të Nerazzurrëve duke buzëqeshur.
Është interesante se Zlatan Ibrahimovic kaloi tre sezone te Inter nga 2006 deri në 2009.