Ardhja te Reali e mbrojtësit të kombëtares gjermane, Antonio Rydiger, ka ngritur mjaft pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Ferland Mendi. Me ardhjen e gjermanit, David Alaba do të spostohet në krahun e majtë.
Kjo do të bëjë që Mendi të mbetet jashtë formacionit titullar në skuadrën e Ançelotit.
Një gjë e tillë ka sjellë shqetësimin e mbrojtësit, teksa mediat spanjolle nënvizojnë se ai mund të kërkojë dhe largimin e nga klubi.
Por gazeta “Marca” ka saktësuar se trajneri Ançeloti e ka bindur francezin të qëndrojë. Trajneri italian ka frenuar çdo lëvizje të klubit për të nxjerrë në shitje francezin, sepse e mendon atë shumë të rëndësishëm për projektin e tij.