Gjilani i pafat, eliminohet në minutën e fundit në LIepaja të Letonisë.
Skuadra e Gjilanit pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Liepaja, duke ia zhvlerësuar fitores (1:0) e ndeshjes së parë në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.
Liepaja me rezultat të përgjithshëm 3:2 kualifikohet në rrethin e dytë.
Pjesa e dytë ishte më dinamike për dallim nga 45 minutat e parë të lojës.
Në minutën e 48-të, Blerim Krasniqi shkaktoi penallti, pasi që ndërhyri ndaj sulmuesit Dodo.
Futbollisti Arturs Karasauskas shënon nga penalltia, 1:0 për Liepaja-n, në minutën e 49-të.
Pas dy minutave (51’), barazohet rezultati. Blerim Krasniqi realizon nga afërsia.
Në minutën e 64-të, vendasit shënojnë për 2:1 me golin e Nemanja Belakoviq. Ai shënoi pas një topi të kthyer, ku fillimisht u qëllua shtylla.
Një penallti fatale (e shkaktoi Besar Musolli) kundër Gjilanit, Dodo e realizoi gol për fitoren (3:1) dhe kualifikimin e skuadrës së tij.
Dodo shënoi dy herë nga penalltia, ndërsa Gjilani i trajnerit Zekirja Ramadanit përfundon aventurën në garat evropiane.