Besa vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme

Futboll

Besa vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:11
Besa vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme

Skuadra e Besës vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme në merkato, duke konfirmuar se kërkon me çdo kusht që të kthehet protagoniste në arenën e rëndësishme të futbollit shqiptar. Kavajasit kanë shtuar radhët e tyre me futbollistë me eksperiencë në ditë e fundit, por edhe me lojtarë të perspektivës.

“Panorama Sport” ka mësuar se një nga emrat që do të bëhet pjesë e Besës për sezonin e ri është mesfushori i Tiranës, Enes Kuka.

Lojtari i cili ka qenë i pranishëm në pankinë në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve të bardhebluve, do të kalojë në formë huazimi në radhët e ekipit kavajas për këtë edicion, në mënyrë që të fitojë eksperiencë dhe të luajë rregullisht.

Trajneri Gugash Magani mësohet se ka dhënë pëlqimin për realizimin e këtij transferimi, ndërsa pret që futbollisti të jetë pjesë e boshtit të skuadrës me të cilin Besa d të kërkojë ngjitjen në elitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat