Ka filluar grumbullimi i tifozëve për ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.
Shumë tifozeri shqiptare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, në përkrahje të Llapit.
Ndeshja e parë në Podgoricë përfundoi me fitore të Buducnostit me rezultat 2:0.
Llapi është mobilizuar dhe në “Fadil Vokrri” pritet ta ketë mbështetjen e rreth 10 mijë tifozëve për ta përmbysur rezultatin.
Kujtojmë se në “Fadil Vokrri” sonte nuk do të ketë tifozë të ekipit të Buduçnostit.