Llapi i Podujevës është gati për sfidën e Conferece League në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë spektakli, ku prej orës 20:00 do të luajnë Llapi dhe Buduçnosti.
Përkundër humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 2:0, te skuadra llapjane besojnë se mund ta përmbysin rezultatin dhe të kalojnë tutje.
Provokimet e bëra nga tifozeria e skuadrës malazeze në ndeshjen e parë kanë bërë që të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm të tifozerisë së Kosovës, e cila i është bashkuar thirrjes së Llapit për ta mbështetur në këtë sfidë të vështirë.