Arteta kërkon të fuqizohet maksimalisht

Futboll

Arteta kërkon të fuqizohet maksimalisht

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 22:30
Arteta

Sipas raportimeve nga The Athletic, Arsenali po mendon për Oleksandr Zinchenko për korsinë e majtë të mbrojtjes. Ukrainasi, 25 vjeç, pëlqehet nga Mikel Arteta për shkathtësinë e tij. Topçinjtë tashmë në këtë afat merkatoje kanë bërë biznes me Manchester City-n, duke blerë Gabriel Jesus.

Sezonin e kaluar, anësori grumbulloi 28 paraqitje në të gjitha garat. Por nderkohe Corriere dello Sport leshon nje lajm te tjeter te rendesishem dhe bën një pasqyrë të së ardhmes së Sergej Milinkovic-Savic.

Gazeta shpjegon se si nga Anglia zërat për një ofertë të mundshme të Arsenalit për të po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Topçinjtë në fakt do të përgatisnin një propozim të parë për bardhekalterit me vlerë 50 milionë euro.

Një shifër që megjithatë konsiderohet e ulët nga presidenti Claudio Lotito që nis nga një vlerësim afër 70 milionë euro. Arsenali do te tentoje te fuse edhe bonuse per kete marreveshje, por duket e veshtire.

Nderkohe, pasi u afrua nga Roma, i propozuar te Juventusi, në fund Lucas Torreira nuk duhet të kthehet në Itali. Pablo Bentancur, agjenti i mesfushorit në pronësi të Arsenalit, njoftoi një marrëveshje me Valencia për Sport 890:

“Ne kemi një paramarrëveshje me Gattuso për të lënë Torreira të luajë në Valencia. Sot do të ketë një takim të rëndësishëm për këtë dosje, por Arteta dëshiron për ta pasur atë në dispozicion në këtë parasezon”".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat