Llapi ka luftuar shumë por nuk ia ka dal të përmbys Buducnostin në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë u mbyll me fitoren e malazezëve me rezultat 0:2, ndërsa kjo në Prishtinë përfundoi me barazim 2:2.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina, tha: “Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën.
Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri”. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer.
Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”.