Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, zhgënjeu në takimin e kthimit në duel me Dinamo Minski nga Bjellorusia.
Deçiqi ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Dinamo, në takimin që u zhvillua në Podgoricë.
Kjo humbje ia zhvlerësoi barazimin e ndeshjes së parë, kësisoj eliminohen në rrethin e parë të Conference League.
Për skuadrën bjelloruse shënuan Sachivko (26'), Putilo (77') dhe për Deçiqin Fatos Beqiraj (66').
Është edicioni i dytë rresht që Deçiqi eliminohet në rrethin e parë, ndërsa në edicionin e kaluar u eliminua nga Drita e Gjilanit.