Cesc Fabregas do t`i bashkohet skuadrës italiane të kategorisë së dytë, Como.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, marrëveshja është bërë për një kontratë dyvjeçare.
Fabregas transferohet si lojtar i lirë.
Ai së fundmi ishte pjesë e Monaco te Ligue 1.
Spanjolli ka luajtur te Chelsea, Barcelona dhe Arsenal.