Daku i dërgon në pushime skuadrën nga Moldavia

Futboll

Daku i dërgon në pushime skuadrën nga Moldavia

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:33
Daku

Ekipi slloven, Mura ka arritur të shënojë fitore dhe të avancojë tutje në raundin e dytë kualifikues.

Ata mposhtën ekipin nga Moldavia, Sf. Gheorghe 2:1 , kurse me rezultatin e njëjtë kishin fituar edhe në ndeshjen e parë në Moldavi.

Mirlind Daku realizoi golin e fitores sonte për sllovenët, duke ia shuar totalisht gjasat për kualifikim tutje moldavianëve.

Ai gjithashtu asistoi në golin e parë të vendasve.

E ndërkohë, ka reaguar edhe vet Daku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Faleminderit për vizën, pushim të këndshëm”, shkroi ndër tjera ish-sulmuesi i Ballkanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat