Ngatërrojnë ekipet e finales të Superkupë së Europës

Futboll

Ngatërrojnë ekipet e finales të Superkupë së Europës

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:36
UEFA

UEFA bëri një gafë dje që nuk shpëtoi pa u dokumentuar nga fansat e futbollit.

Ata po njoftonin tifozët rreth biletave për Superkupën e Europës, një ndeshje e cila është planifikuar të luhet më 10 gusht në Helsinki, ku në finale do të jetë Real Madrid, fituesi i Champions League dhe Eintracht Frankfurt, fituesi i Europa League.

Gabimi i UEFA-s ishte se në vend të Frankfurt, ata përmendën Romën, fituesen e Conference League.

Megjithatë, zyrtarët e mediave sociale të UEFA-s e kuptuan shpejt gabimin e tyre dhe shpejtuan ta korrigjojnë postimin, megjithëse dëmi tashmë ishte bërë viral në mediat sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat