Kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi, ka thënë së është i lumtur me performancë që shfaqi skuadra e tij në duel me Buduçnostin.
Llapi dhe skuadra malazeze luajtën baras 2-2 në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, derisa Buduçnosti me rezultatin e përgjithshëm prej 4-2 kalon në rundin tjetër të garës së tretë në Evropë për nga rëndësia.
Kapiteni i Idrizi ka falënderuar tifozët ‘Legjendat’ për përkrahjen që i dhanë skuadrës së tij.
“Jam i lumtur me performancën. Dua t’i falënderoj tifozët ‘Legjendat’ dhe ata të tjerët që ishin prezent. Na ka penalizuar ndeshja e parë, pasi ishim në disavantazh prej dy golash”, tha Idrizi.