Llapi i Podujevës është eliminuar nga garat evropiane përkatësisht Conference League në futboll.
Media malazeze “Vijesti” shkruan për atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Buduçnosti i mbijetoi atmosferës së zjarrtë në Prishtinë, pas fitores 2:0 në Podgoricë, duke luajtur baras (2:2) në ndeshjen e revanshit me Llapin, para dhjetë mijë tifozëve, duke kaluar në turin e dytë të kualifikimit, ku do të ndeshen me ekipin islandez Breidablik (21 korrik në Islandë, 28 korrik në Podgoricë)”, shkruan “Vijesti”.
Trajneri i Buduçnostit, Aleksandar Nedoviq, shprehet i kënaqur me rezultatin.
“Skuadra e re iu nënshtrua atmosferës në momente të caktuara, por ata kishin zemër dhe luftuan. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, shënuam dy gola, patëm një traversë, disa kundërsulme që mund t'i kishim përfunduar më mirë dhe të qetësonim të gjithë stadiumin”, tha Nedoviq.