Edhe sot, sikur dy ditët paraprake, Robert Lewandowski erdhi me vonesë në stërvitjet e Bayern Munichut.
Sulmuesi polak u vonua tetë minuta, sipas BILD, teksa një video e tij duke hyrë me makinë është publikuar.
Robert Lewandowski e dëshiron me çdo kusht largimin nga Bayern Munich dhe transferimin te Barcelona, por një gjë e tillë nuk po realizohet.
Klubi gjerman po insiston në mbajtjen e sulmuesit shtatlartë pa dëshirën e tij.