Trajneri që eliminoi Partizanin: E merituam fitoren

Futboll

Trajneri që eliminoi Partizanin: E merituam fitoren

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 11:40
Trajneri që eliminoi Partizanin: E merituam fitoren

Saburtalo arriti të eliminonte Partizanin në Conference League. Gjeorgjianët fituan me shifrat 0-1 në Air Albania, ndërsa ishin më të saktë nga ruleta ruse.

Ndërkohë trajneri i Saburtalos, Nozadze, u shpreh se ky takim nuk duhej të shkonte në shtesa. “I urova lojtarët dhe drejtuesit e klubit.

E merituam fitoren. Kishim shumë raste në 45 minutat e para, në të dytën duhej ta kishim shënuar edhe një gol.

Kishte shumë mundësi që ndeshja të mos shkonte fare në shtesa. E përsëris, e merituam fitoren”, tha Nozadze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat