Konfirmohet data për Superkupën e Shqipërisë, do të luhet para çerekfinaleve të Botërorit!
Gjatë hedhjes së shortit është konfirmuar edhe data zyrtare e Superkupës së Shqipërisë.
Derbi i Shqipërisë midis Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet në datën 7 dhjetor 2022.
Kjo është një risi e Superiores, pasi Superkupa do të luhet përherë të parë gjatë një Kampionati Botëror dhe do të jetë fiks një ditë pas përfundimit të fazës së 1/8 dhe përpara çerekfinaleve.