Lufta ndaj Ukrainës, KAS merr vendimin për klubet dhe kombëtaren e Rusisë në UEFA dhe FIFA

Futboll

Lufta ndaj Ukrainës, KAS merr vendimin për klubet dhe kombëtaren e Rusisë në UEFA dhe FIFA

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:36
Rusia

Lufta ndaj Ukrainës, KAS merr vendimin për klubet dhe kombëtaren e Rusisë në UEFA dhe FIFA!

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, KAS në Lozanë nxori sot vendimet mbi ankesat e paraqitura nga Federata Ruse kundër UEFA-s dhe FIFA-s dhe mbi ato të paraqitura nga klubet e Zenitit, Soçit, CSKA e Moskës dhe Dinamo e Moskës kundër vetë qeverisë së futbollit europian.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konfirmuar vendimin për përjashtimin e klubeve dhe kombëtares së Rusisë nga garat e ndryshme në të cilat në kushte normale do të kishin drejtën e pjesëmarrjes si në UEFA po ashtu edhe në FIFA.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë ku Rusia është në luftë me Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat