Ulpiana e Lipjanit synon që të përforcohet në të gjitha repartet, që të jetë sa më e gatshme për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Lipjanasit përforcohen me futbollistin Rilind Gërbeshi.
“Rikthehet në shtëpi për të blinduar mbrojtjen Rilind Gërbeshi.
Në ambientet e klubit, kryetari i KF Ulpiana, Jeton Gashi dhe Rilind Gërbeshi kanë arritur marrëveshje dhe kanë firmosur kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi.
Rilind Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Ligën e parë dhe Superligën e Kosovës.
Gërbeshi ishte titullar në Ulpianë, kur klubi ynë u inkuadrua në Superligë”, njofton KF Ulpiana.