Wayne Rooney pak ditë më parë mori drejtimin e klubit amerikan DC United, dhe tashmë ai është duke menduar për ndërtimin e një skuadre të denjë.
Ish-ylli i Manchester Unitedit, sipas medieve britanike, dëshiron ta ketë në skuadër Jesse Lingard, i cili është lojtar i lirë pasi skadimit të kontratës me ‘Djajtë e Kuq’.
Rooney thuhet se tashmë ka kontaktur agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e transferimit te Lingard në MLS.
Ndryshe, lojtari kërkohet edhe nga disa klube të Premier Leagues.