Tirana përforcohet para ndeshjeve në Conference League

Futboll

Tirana përforcohet para ndeshjeve në Conference League

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:32
Tirana

Lukman Olayemi Huseein do të jetë zyrtarisht pjesë e Tiranës. Lojtari që së fundmi ishte pjesë e Kastriotit ka firmosur për dy sezone me skuadrën e bardhebluve.

Ndërkohë për vetë klubin shihet si një përforcim i mirë para ndeshjeve të Europës me Zrinjski në Conference League.

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Lukman Olayemi Hussein. 25 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit të kampionëve për dy sezonet e ardhshme.

Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për tu prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, shkruan Tirana në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat