Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës para-sezonale.
Kampionët e Francës shënuan fitore 2:0 ndaj skuadrës nga Ligue 2, Quevilly Rouen.
Sergio Ramos (34’ – penallti) dhe Djeidi Gassama (54’) shënuan në fitoren e parisienëve.
Vlen të theksohet se kjo ishte edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Christophe Galtier.
Paris Saint-Germaini më 20 korrik do të zhvillojë miqësoren e radhës, atë ndaj Kawasaki Frontale.