Tetë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar në dy miqësoret e para. Manchester United funksionin në perfeksion nën drejtimin e Eric Ten Hag dhe pa Crustiano Ronaldon në fushë.
Djajtë e Kuq, pas suksesit 4-0 në miqësoren ndaj Liverpoolit, kanë fituar me lehtësi 4:1 kundër Melburn Victory.
Pa Cristiano Ronaldon në fushë, ende jashtë grumbullimit, ekipi anglez ka arritur që të bëjë gjithçka mirë.
McTominay dhe Martial shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Rashford dhe në fund një autogol i Lupacanu ishin autorët e dy golave të tjerë. Për vendasit shënoi golin e vetëm Ikonomidis..