PSG arrin marrëveshje për transferimin e Ekitikes

Futboll

PSG arrin marrëveshje për transferimin e Ekitikes

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:00
Hugo Ekitike

Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Hugo Ekitike nga Reims.

Sulmuesi 20vjeçar shkëlqeu në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave kryesore në të gjithë Evropën, por është klubi kryeqytetas që ka fituar betejën për ta blerë atë.

Sipas ‘Goal’, lojtari ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me PSG dhe është vendosur t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të përfundojë transferimin.

Ekitike u largua nga kampi stërvitor i Reims për të udhëtuar në Paris për testet mjekësore dhe pritet të bashkohet ekipit tij të ri për udhëtimin e tyre parasezonal në Japoni.

Skuadra do të niset për në Lindjen e Largët të shtunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat