​Zyrtare, Prishtina transferon yllin e Malishevës

Futboll

​Zyrtare, Prishtina transferon yllin e Malishevës

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:01
"Cani" ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ekipin kryeqytetas.

Futbollisti këmbëshpejtë Hasan Hyseni është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

Mesfushori-sulmues në edicionin e fundit ishte pjesë e Malishevës, me të cilën ka luajtur me shumë sukses duke i realizuar shtatë gola në 32 paraqitje.

25-vjeçari është produkt i Trepçës '89, derisa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Drenicën dhe skuadrën prizrenase A&N.

"Cani" ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ekipin kryeqytetas.

Mitrovicasi e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit ku shprehet i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës.

"Projekti që e ka bërë klubi dhe trajneri Ismet Munishi më kanë shtyrë që të bëhem pjesë e Prishtinës. Sigurisht se është ndjenjë shumë e mirë me qenë pjesë e klubit më të madh kosovar. Synimet personale janë që të paraqitem sa më mirë me ekipin e Prishtinës në mënyrë që t'i arrijmë objektivat e klubit. Tifozëve të Prishtinës mund t'u them se do ta jap maksimumin në arritjen e objektivave dhe ta sjellim titullin në kryeqytet. "Plisat" meritojnë trofe. Do ta bëjmë krenar të gjithë kryeqytetin.", ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat