Kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon

Futboll

Kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 23:47
Kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon

Kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon, klubi i Serisë A i bën ofertë zyrtare Dibalës,

E ardhmja e Paulo Dibalës është një nga dilemat më të mëdha të kësaj merkatoje vere. Ndërkohë nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, sulmuesi argjentinas duket shumë pranë transferimit te Roma e Zhoze Murinjos.

Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi kryeqytetas, i ka dërguar së fundmi sulmuesit një propozim zyrtar për një kontratë 4-vjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Tani lojtari do të vlerësojë propozimin në orët në vijim dhe të martën do të japë përgjigjen e tij në lidhje me këtë ofertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat