Andi Hoti, lojtari i Kosovës U21 që aktivizohet në Itali me moshat i Interit, është pranë kalimit në Gjermani.
Hoti, i cili luan si qendërmbrojtës, do të huazohet nga zikaltrit te Freiburg dhe do të aktivizohet fillimisht me ekipin e dytë të gjermanëve.
19-vjeçari do mundohet të bindë dhe të provojë të luajë edhe në Bundesliga me Freiburg.
Në të shkuarën Hoti ka luajtur edhe në Zvicër, në nivel moshash, me ekipet e Zurich, U16 dhe U18.