Firmos me mesfushorin e Juventus

Futboll

Firmos me mesfushorin e Juventus

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:29
Firmos me mesfushorin e Juventus

Federico Bernardeschi është zyrtarisht lojtar më i ri Torontos.

Mesfushori italian është larguar përfundimisht nga Italia pas 10 sezonesh, ku në pesë të fundit ishte pjesë e Juventus.

Bernardeschi u prezantua këtë të premte në Amerikë, MLS, te skuadra e Torontos që godet përsëri në merkato duke”peshkuar” një tjetër italian.

Toronto ka njoftuar edhe termat e kontratës së 28-vjeçarit dhe lojtari ka firmosur për 4 vitet e ardhshme, pra deri në qershor 2026.

Federico është transferuar në Amerikë me parametra zero pasi kontrata e tij me Juventusin përfundoi këtë verë dhe palët nuk rinovuan.

Bernardeschi është lojtari i tretë që kalon nga Serie A në MLS këtë merkato, pas  Lorenzo Insigne, me të cilin do të jetë shokë skuadre dhe Giorgio Chiellini te Los Angeles FC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat