Gjiganti gjerman Bayern Munich raportohet së është hedhur në sulm për yllin e Leipzig, Konrad Laimer.
Kampionët e Gjermanisë synojnë që gjatë tregut të kësaj verë, ta sjellin në Munich Laimer-i.
Gazetari Florian Plettenberg raporton së ‘Bavarezët’ tashmë kanë dërguar ofertën e tyre në adresë të Leipzig për Laimer.
Oferta e Bayernit për yllin Leipzig thuhet së është rreth 30 milionë euro.
Laimer mësohet se dëshiron t'i bashkohet Bayernit, por drejtori i Leipzig, Oliver Mintzlaff, pak ditë më parë ka deklaruar “se nuk kanë në plan t’i shesin lojtarë ‘bavarezëve’”.