Thomas Tuchel ka dhënë një përgjigje rreth të ardhmes së Armando Brojës.
West Ham-i ka paraqitur ofertë zyrtare prej 35 milionë paundësh, por duket se Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë të lirë përpara fundit të fazës përgatitore.
Trajneri i bluve të Londrës, sipas Nizaar Kinsellas, është shprehur se klubi nuk ka interes për ta shitur Brojën në këtë moment, pasi sulmuesi shqiptar ka mbërritur me ekipin e parë të Chelsea-t në SHBA për të bërë përshtypje.
“Pikë së pari, Armando Broja është lojtar i yni dhe tani për tani nuk kemi interes për ta shitur. Ai është këtu për të bërë përshtypje”, ka thënë Thomas Tuchel.