Talenti i Shqipërisë U19 debuton me Chelsea

Futboll

Talenti i Shqipërisë U19 debuton me Chelsea

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:10
Talenti i Shqipërisë U19 debuton me Chelsea

Renaldo Torraj është 18 vjeç, luan si anësor i djathtë dhe ka lindur në Londër. Adoleshenti i talentuar ka veshur fanellat e Shqipërisë U17 dhe U19.

Lojtari shqiptar ka qenë pjesë e akademisë së Tottenhamit. Kontrata me “Spurs” i ka mbaroi dhe Torraj ka kaluar tek ekipi U23 i Chelsea.

Një rrugëtim i ngjashëm me Armando Brojën, i cili po kryen fazën përgatitore me skuadrën e Thomas Tuchel në SHBA.

Torraj ndodhet në provë te Chelsea dhe është futur si zëvendësues në suksesin 4-2 që arriti ekipi U23 i Chelsea përballë Boreham Wood.

Në këtë takim u aktivizuan edhe Ngolo Kante e Ruben Loftus-Cheek për skuadrën londineze. Torraj shpreson të përfitojë minuta dhe të bëjë paraqitje sa më pozitive për të fituar një kontratë me klubin e njohur anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat