Trajneri i mirënjohur i futbollit, prof. Bylbyl Sokoli, kërkon reagim urgjent ndaj politikës së poshtër të Serbisë.
Rasti i fundit dhe i paprecedent është mos lejimi i pingpongistëve të Kosovës, që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian. Sokoli reagon ashpër edhe kërkon që t’i kundërpërgjigjen politikës primitive serbe.
“Me urgjencë te reagojmë!
Ta shfrytëzojmë rastin për senzibilizimin e mënyrës se sillet Serbia me sportistët të cilët janë te pranuar në asociacionet ndërkombëtare.
Do të ishte mirë si kundërpërgjigje adekuate të mos lejohen politikanët serb për vizita të ndryshme në komunat apo edhe kishat serbe (së paku deri në fund të vitit)”, ka shkruar Sokoli në profilin e tij në facebook.