Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollisti i mirënjohur, thotë se nuk ka nevojë për deklarata boshe e patriotike por për veprim!
Rasti i fundit skandaloz nga Serbia është që kombëtarja e Kosovës nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në pingpong, që po mbahet në Beograd.
Tovërlani ka kërkuar që të veprohet me vepra e jo me deklarata boshe.
“Qysh a? S’kemi nevojë për deklarata boshe patriotike! Kem nevojë për veprime, ministri i sportit e kryeministri kanë këshilltar që duhet të iniciojnë veprime!
Publiku i kupton veprimet jo llafet e kota ne mediume.
Nuk pijnë ujë me deklaratat ‘patriotike’ të individëve parazit! Vepra edhe pikë”, ka thënë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.