PSG ka gati planin B

Futboll

PSG ka gati planin B

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:33
Skriniar

Nëse PSG-ja nuk mund ta mbyllë përfundimisht nënshkrimin e Skriniar, për të cilin po negocion, por ecuria e negociatave është mjaft e ngadaltë, atëherë do të hidhet në sulm për Jules Koundé.

Sipas informacioneve të “Le Parisien”, qendërmbrojtësi i Sevilla, me kontratë deri në vitin 2024, është alternativa e Luis Campos në rast se sllovaku i Interit nuk përfundon në kryeqytetin francez.

Koundé i ka të gjitha gjasat për t’u larguar nga skuadra iberike këtë verë. Në vitin 2021, ish-lojtari i Bordeaux ishte një hap larg nga Chelsea, por marrëveshja nuk u mbyll përfundimisht.

Tani, Barcelona është një nga skuadrat që është pozicionuar më së miri për të nënshkruar me të, megjithëse nuk përjashtohet që PSG të aktivizojë inkorporimin e tij në rast se negociatat për Skriniar nuk do të avancojnë.

Sipas “Le Parisien”, sllovaku do të luajë në Paris sezonin e ardhshëm dhe, duke përjashtuar një kthesë radikale të ngjarjeve, marrëveshja do të materializohet në javët e ardhshme.

Çmimi i Koundé do të shkonte në 60 milionë euro, një shifër që apriori nuk do të ishte problem për PSG-në, që po përpiqet të mbyllë nënshkrimin e Skriniar për të njëjtën shumë fikse, plus 5 milionë bonuse, ndërkohë që Interi kërkon patjetër 70 milionë euro.

Nga Parisi shpresojnë të zhbllokojnë operacionin në mënyrë që të mos kenë nevojë të eksplorojnë opsione të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat