West Ham ka bërë një ofertë për sulmuesin e Chelsea-t, Armando Broja, dhe mesfushorin e Lille, Amadou Onana, teksa trajneri David Moyes po punon që të forcojë skuadrën për sezonin e ri.
Hammers i kanë ofruar 30 milionë sterlina (rreth 35 milionë euro) Chelsea-t për sulmuesin shqiptar 20-vjeçar, i cili ka shënuar nëntë gola në 38 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar me Southampton, ku është transferuar me formulën e huazimit.
Sipas mediave angleze, West Ham është i gatshëm të paguajë 25 milionë sterlina menjëherë (rreth 30 milionë euro) për Brojën.
Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, me Armando Brojën që është aktualisht në turne me Chelsea-n në Amerikë. Ai ka marrë një goditje këtë javë, por duket se nuk është diçka serioze.
West Ham është mes disa klubeve të Premier League të interesuar për të siguruar shërbimet e yllit kuqezi këtë verë, duke përfshirë Everton-in, Newcastle-in dhe Southampton-in.