Ajax ka siguruar shërbimet e një talenti portugez. Record shkruan se kampionët e Holandës kanë vendosur të blejnë kartonin e Francisco Conceiçaos, mesfushorit të djathtë të Portos.
19-vjeçari është djali i Sergio Conceiçaos, trajnerit të ekipit të njohur portugez. Drejtuesit e Ajax kanë paguar klauzolën prej 5 milionë eurosh, me lojtarin që do të firmosë një kontratë të gjatë “Harkëtarët”.
Francisco, i cili është pjesë e Portugalisë U21, fitoi titullin kampion dhe Kupën e Portugalisë në sezonin e fundit me Porton. Babai i tij është përballur me kritika herë pas herë për aktivizimin e të birit.
Në kushte të tilla, Conceiçao Jr ka zgjedhur të largohet për të vazhduar karrierën te Ajax, klub që punon prej dekadash në mënyrë fantastike me lojtarët e rinj.