Milan synon mbrojtësin!
Me Alessio Romagnolin që u transferua te Lazio, drejtuesve të Milan iu lind detyra për të zëvendësuar atë që në të kaluarën mbante edhe shiritin e kuqezinjve. I preferuari i italianëve është Japhet Tanganga, i cili është pjesë e Tottenham dhe aktualisht është i grumbulluar nga trajneri Antonio Conte në Korenë e Jugut për fazën përgatitore të para sezonit.
Së fundmi, Milan ka kontaktuar anglezët në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit duke ja bërë të qartë se synon të nënshkruaj me 23-vjeçarin.
Gjithsesi, te Spurs fjala e fundit i takon trajnerit Conte i cili në sezonin e kaluar i besoi Tangangës në 11 ndeshje para se mbrojtësi të pësonte një dëmtim që e penalizoi për pjesën e mbetur të sezonit.