E presin tifozët sulmuesin e Kombëtares në Boston!
Sulmuesi i Kombëtares, Xhiakomo Vrioni ka mbërritur në Amerikë, ku do të startojë një aventurë tjetër në karrierë këtë herë në MLS te skuadra e New England.
23-vjeçari është pritur nga disa tifozë të skuadrës në aeroportin e Bostonit në çastin e mbërritjes, me sulmuesin kuqezi që ka dhënë disa autografe për të pranishmit.
Tashmë Vrionit i mbetet vetëm të bëjë debutimin në fushë me skuadrën amerikane, e cila e transferoi nga Juventusi duke paguar 4 milionë euro për kartonin e tij.