Në ambientet e “Loro Boriçit“ është mbajtur një konferencë e klubit të Vllaznisë.
Arsyeja ka qenë prezantimi sponsporit të ri të përgjithshëm. Klubi shkodran ka arritur një marrëveshje me “Hospital One” për të qenë sponsori i Vllaznisë për sezonin e ri 2022/23.
Gjithashtu fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë prezantuar edhe fanellat që do të përdoren në edicionin e ri futbollistik.
Sigurisht që uniforma e parë mban ngjyrat simbol të skuadrës, ato kuqeblu, ndërsa e dyta është zgjedhur të jetë e bardhë. Në pjesën e përparme është shënuar dhe emri i sponsorit të ri, “Hospital One“.