Neymar mungon në miqësoren e radhës

Futboll

Neymar mungon në miqësoren e radhës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:51
Neymar

Sezoni i ri, probleme të vjetra për Neymarin. Sulmuesi brazilian mori një goditje në ijë gjatë stërvitjes së të martës dhe nuk u përfshi në dy seancat e fundit stërvitore të kampionëve të Francës për të mos rrezikuar.

Dëmtimi është sigurisht i lehtë, por stafi mjekësor parizien dontetë tregohej i kujdesshëm.

Për këtë motiv, sulmuesi brazilian nuk luajti në miqësoret e parësezonale mbajtur dje kundër Quevilly-Roue, skuadër e Ligës së dytë, fituar 2-0 nga skuadra etrajnerit Galtie.

Por ai do të niset bashkë me pjesën tjetër të skuadrës sot në turneun në Japoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat