Klubi anglez, Chelsea duket se është e vendosur të transferojë futbollistin e PSG-së, Presnel Kimpembe.
Sipas mediave britanike, ‘Blutë’ e Londrës janë duke negociuar transferimin e mundshëm te Kimpembe.
Menaxheri i Chelseas, Thomas Thuchel e admiron lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri.
Siç raportohet, parisienët kërkojnë rreth 60 milionë euro për Kimpembe, ndërsa londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë euro.
Negociatat thuhet se janë duke vazhduar, edhe pse kampionët e Francës duan ta mbajnë lojtarin në skuadër, megjithatë, mësohet se ky transferim mund të ndodh brenda pak ditësh..