Bekim Balaj do të qëndrojë në Turqi, aty ku luajti gjashtë muajt e fundit me fanellën e Boluspor dhe shënoi katër gola. Shkodrani ka arritur marrëveshjen me klubin e ri,.
Ai do të bashkohet me tre shqiptarë të tjerë, Uerdi Marën, Jurgen Bardhin dhe Arb Manajn, te skuadra e Ankara Keçiorengucu.
Supersport mëson se Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk, që garon në ligën e dytë dhe sezonin e ardhshëm ka objektivin të luftojë për vendet e sipërme të tabelës.
Balaj karrierën e tij si futbollist profesionist e ka nisur te Vllazninë, për të kaluar për herë të parë në Superligën e Turqisë te Genclerbirligi në vitin 2010.
Më pas sulmuesi u rikthye te Tirana dhe më pas ka luajtur vetëm jashtë vendit, me klube si Sparta Prague, Jagellonia, Slavia Prague, Rijeka, Akhmat Gronzy, Sturm Graz dhe Nizhny Novgorod.