Mesfushori kërkon largimin nga Franca

Futboll

Mesfushori kërkon largimin nga Franca

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:06
Kërkon largimin nga Franca

Milani është duke kërkuar për alternativa në mesfushë pas dështimit të tratativave me Renato Sançez.

Në listën e drejtuesve kuqezi në orët e fundit duket të ketë përfunduar dhe një emër i madh si Zhorzhinjo Vinaldum i cili nuk po kalon një moment pozitiv te Parisi.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, 31-vjeçari nuk është i lumtur me situatën që po kalon në Francë ku nuk ka bindur me paraqitjet në fushë pas transferimit nga Liverpuli. Agjenti i lojtarit duket se po përpiqet t’i jap zgjidhje situatës së holandezit duke e ofruar në disa klube ku në listë gjendet edhe Milani.

Paga prej 9.7 milionë eurosh në sezon që futbollisti përfton te kampionët e Francës është problemi kryesor në këtë tratativë, me Milanin që do mund të lëviztë për transferimin e tij vetëm nëse Vinaldum do të pranonte një përgjysmim të pagës aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat