Klubi i madh anglez, Chelsea është rikthyer kah ylli i Sevillas, Jules Kounde.
Francezi është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Kounde është duke u kërkuar nga top-klubet evropiane përfshirë Barcelonën, PSG dhe Chelsea.
Sipas mediave angleze, londinezët e drejtuar nga Thomas Tuchel së shpejti do të nisin ofensivën e re në adresë të Sevillas për Kounde.
Krerët e Chelsea mësohet së janë duke përgatitur ofertën joshëse që mund të jetë bindëse për klubin spanjoll.